Vrasje në Kuçovë, ekzekutohet me thikë 32 vjeçari

Image Vrasje-në-Kuçovë-ekzekutohet-me-thikë-32-vjeçari.jpg

Vrasje në Kuçovë, ekzekutohet me thikë 32 vjeçari

Një krim i rëndë ka ndodhur në Kuçovë të Beratit, ku një person është ekzekutuar me thikë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është Artan Braushi 32 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjeve me thikë.

Ndërkaq policia ka ndaluar një person si autorin e dyshuar të vrasjes, i cili është identifikuar si Elton Beri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të momentit mes viktimës dhe autorit çka ka degraduar deri në vrasjen me thikë, në nxehtësi e sipër.

Gjithsesi lidhur me këtë rast nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të hedhur driotë mbi gjithë sa ka ndodhur dhe për ta zbuluar rrethanat e konfliktit.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli